E Diel, 1 Nëntor 2026

Kreu i Kryegjyshatës Brahimaj uron besimtarët

"Bekim paçi kurdoherë në jetën tuaj. Zoti ju dhëntë shkëlqim dhe dritë të gjithë besimtarëve kudo që ndodhen në Kosovë, Maqedoni, Amerikë, Australi, Turqi, Gjermani, Holandë e kudo. Zoti ju uroftë e bekoftë të gjithëve", uroi Haxhi Baba Edmond Brahimaj.

Ditëlindja e Imam Aliut mblodhi në mjediset e Selisë së Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore besimtarë të këtij sekti brenda Islamit. Besimtarët bektashinj shqiptarë festojnë lindjen e Imam Aliut, që simbolizon për ta rigjallërimin e besimit te vepra dhe fuqia e Zotit e bashkë me të, rigjallërimin e shpirtit dhe të shpresës për jetën, për të ardhmen.

Festa e Sulltan Novruzit shënon fillimin e vitit të ri, sipas sektit bektashian dhe përkon me ditëlindjen e Imam Aliut në Qabe. Në këtë ditë çdo gjë mund të ringjallet, lind shpresa, ringjallja për gjithë njerëzimin. Ajo është një ditë e re, kur të gjithë shpresojnë për një të ardhme më të mirë. /Start/

                                                                                             2012-03-22 11:15
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›