E Diel, 1 Nëntor 2026

Kreu i Kushtetueses: Kandidati për President? Nder për Shqipërinë

TIRANE - Kreu i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja në një intervistë të dhënë dje për “Gazeta Shqiptare” ka shprehur vlerësimin e tij maksimal për anëtarin e këtij institucioni, Xhezair Zaganjori të propozuar nga mazhoranca si kandidat për postin e Presidentit të Republikës.

Sipas Dedjas, zgjedhja e Zaganjorit në krye të shtetit do t’i bënte nder Shqipërisë. Madje ai jep edhe argumentat për këtë. “Ai është një figurë tejet e nderuar që i plotëson të gjitha kriteret e nevojshme që duhet të ketë një kryetar shteti.

Është një figurë e kompletuar profesionalisht, qoftë në karrierën e tij të suksesshme në sistemin e drejtësisë ashtu edhe në diplomaci. Unë di të them se Xhezair Zaganjori President do t’i bënte nder Shqipërisë”, është shprehur kreu i Kushtetueses. 

(intervisten mund ta lexoni sot ne Gazeta Shqiptare)
(er.nu/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›