Ujkani: Ju tregoj çfarë ndodhi në Siena-Novara
TIRANE - Samir Ujkani nuk ishte në fushë në atë ndeshje. Portieri i kombëtares nuk figuron as në njerëzit e dyshuar për takimin Siena-Novara të 30 prillit 2011, ku një barazim 2-2, iu shkoi për shtat dy skuadrave dhe që në fakt rezultati ka qenë i paracaktuar. Rrëfimi i ish-mesfushorit të Sienës Filipo Karobio, se "Nikola Ventola, portieri Fontana dhe Rijat Shala morën 150 mijë euro për t'ua shpërndarë futbollistëve të Novarës", tregon se ajo ndeshje ka qenë një histori më vete manipulimi. Siena-Novara ka futur në listën e të hetuarve edhe trajnerin e Juventusit Antonio Konte, atëherë teknik i klubit bardhezi. Por, për portierin e kombëtares shqiptare Samir Ujkani, ndeshja Siena-Novara, ka qenë normale, një përballje mes dy skuadrave që synonin ngjitjen një kategori më lart dhe që në fund, barazimi ishte rezultati më i drejtë. Ujkani tregon se ka mbetur i shokuar nga gjithë këto lajme që kanë dalë nga Prokuroria, sidomos përsa u përket lojtarëve të Novarës.
Samir, ju nuk keni qenë në fushë në ndeshjen Siena-Novara dhe as nuk akuzoheni, por në fakt, çfarë ka ndodhur realisht në atë ndeshje?
Në fakt, shumë po flitet e shumë po dëgjojmë, por për mua ishte një ndeshje krejt normale, mes dy skuadrave mjaft të mira. Unë mbaj mend që ekipi ynë ka luftuar fort. Nëse ka patur diçka në mes, nuk di ta them, sepse asnjëri nga ne nuk ka kuptuar gjë.
Një prej emrave të akuzuar është ai i Rijat Shalës, një shqiptar nga Kosova...
Rijati është një miku im dhe e kam dëgjuar, por nuk dua të komentoj asgjë për të, sepse për momentin nuk e dimë çfarë ka ndodhur konkretisht. Gjithsesi, për mua është e pabesueshme e gjithë kjo histori.
Ke dëgjuar në ekip diçka për atë ndeshje? Prokuroria thotë se ka qenë një manipulim i pastër...
Jo, aspak. Unë nuk kam qenë në fushë, megjithatë e thashë që për mua qe një ndeshje normale. Këto ditë kanë dalë lajme pafund dhe që nuk janë lajme të mira, por unë do pres me qetësi të qartësohen, pasi ka aq shumë gjëra, as më duken të gjitha të pabesueshme.
Ti je një portier dhe thuhet që portieri kapet i pari në raste trukimesh, të kanë propozuar ndonjëherë pazare të tilla?
Asnjëherë. Një nga arsyet përse e gjithë kjo më duket e pabesueshme është edhe ky fakt. Kjo mendoj se ka lidhje edhe me karakterin tim, që kërkoj gjithnjë të fitoj, por sa kam qenë unë, ekipi i Novarës ka luajtur gjithnjë për fitore.
Si është pritur në ekip lajmi i arrestimit të shokëve tuaj për përfshirjen në skandale trukimesh?
Normalisht, është diçka shokuese. Nuk e mendojmë se ka ndodhur diçka e tillë, ndonëse magjistratura ka punën e saj dhe ka për detyrë që të hetojë. Nuk dua të paragjykoj Prokurorinë. Ajo që më ka habitur më shumë, kanë qenë gjërat që kanë dalë për Bertanin (Kristian Bertani, ish-sulmues i Novarës, tashmë te Sampdoria-shënim i redaksisë). Me të kam qenë shumë shok dhe kurrë nuk kam menduar se mund të ketë lidhje me të tilla gjëra që po thuhen.
(er.nu/A.Latifi/BalkanWeb)