E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kreu i LDLNJ-së, Karamelo: Dule dhe Bollano të paaftë për problemet e minoritetit

>Kreu i Lëvizjes për të Drejtat e Liritë e Njeriut, Ligoraq Karamelo kundërshton memorandumin e OMONIA-s drejtuar Parlamentit grek, ku kërkohej kushtëzimi i ratifikimit të MSA-së deri në plotësimin e një sërë kushtesh në bazë të të cilave qëndronte ideja e Vorio Epirit. Omonia aktuale nga mënyra se si po funksionon e ka mbyllur ciklin e saj. Fakti që i drejtohet për ndihmë një faktori të jashtëm nuk sjell zgjidhjen e problemit, por acarime të situatës, ka deklaruar Karamelo, duke ironizuar risjelljen në vëmendje të Vorio Epirit, të cilin e quan një çështje të kaluar prej dekadash. Sipas tij, këto deklarata bëhen vetëm për të hequr vëmendjen nga problemet e vërteta të minoritetit grek dhe paaftësinë e Bollanos dhe Dules për ti dhënë zgjidhje atyre. Trajtimi dhe risjellja në skenë e këtyre koncepteve jo vetëm që ska asgjë të mirë, por acaron çështje të kohës së kaluar. Ne pretendojmë të hyjmë në BE dhe të trajtosh ide që kanë të bëjnë me qëmotin, është diçka anakronike që nuk ndihmon por shmang vëmendjen nga problemet aktuale që ka minoriteti, ka pohuar kreu i LDLNJ-së, Karamelo, i cili ka theksuar se çdo kërkesë apo aksion politik duhet të merret duke respektuar Kushtetutën e Shqipërisë. Referenca më e mirë dhe përgjigja më e mirë do të ishte puna e OMONIA-s, ka shtuar Karamelo, duke përfunduar se OMONIA duhet të kthehet në një organizatë gjithëpërfshirëse, e ndërtuar mbi vlera të vërteta dhe jo mbi interesa personale të drejtuesve aktualë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›