E Shtunë, 31 Tetor 2026

Antikiteti i Durrësit në librin Shtatë Mbretërit Taulantë

>Fakte të reja historike për antikitetin qyteti bregdetar të Durrësit, vijnë së fundmi në botimin Shtatë Mbretërit Taulantë, shkruar nga arkeologia e njohur, prof. Hava Hidri dhe publikuar nga shtëpia botuese Globus R.Ky libër libër trajton historinë, jetën politike, sociale dhe ekonomike të qytetit të Durrësit që nga themelimi deri në fillim të erës së re. Bashkë me legjendat për themelimin e qytetit, si dhe interpretimet e reja të fakteve historike që lidhen me historinë e qytetit, autorja, Prof. Hava Hidri ka rindërtuar në 105 faqet e librit dinastitë e mbretërve ilirë që udhëhoqën Durrësin për afro 7 shekuj radhazi. Duke iu referuar shprehjes së historianit të shquar mesjetar Marin Barleti se Durrësi është një qytet me fytyra mbretërish dhe perandorësh, autorja Hidri, rendit bashkë me emrat e mbretërve themelues të qytetit, Dyrrahut dhe Epidamnit edhe pesë mbretërit e tjerë ilirë Galaurin, Grabo i Parë, Glauku, Monuni dhe Mytili. Nga burimet antike autorja vlerëson edhe një herë nga këndvështrimi i saj si studiuese gjetjet  arkeologjike në Durrës dhe në rrethinat e tij. Libri jep të dhëna të vlefshme për zhvillimin e vrullshëm të qytetit, shkëmbimet tregtare, organizimin politik, të dhënat demografike dhe topografike, rolin e gruas në shoqërinë ilire etj . Shtatë mbretërit taulantë ka një bibliografi shumë të pasur dhe një përmbledhjeje të shkurtër në gjuhën angleze. Ai  është i pajisur me afro 40 foto dhe skica të zbulimeve të ndryshme arkeologjike. Ndërkohë që autorja Hava Hidri është autore e gjashtë librave me temë nga historia antike e Durrësit

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›