E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kreu i LSI, Meta: Të forcohen masat e sigurisë

/>Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta ka qenë dje në Poliçan, ku ka marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të Suzana Kapxhiut, gruas që humbi jetën dy ditë më parë në mënyrë tragjike nga shpërthimi i një predhe në uzinën e municioneve në Poliçan. Kryetari i LSI-së, Meta i shprehu ngushëllimet e tij më të sinqerta familjes Kapxhiu për humbjen e familjares së tyre, Suzana Kapxhiu. Meta ka takuar nga afër pjesëtarët e familjes Kapxhiu dhe u ka shprehur atyre ngushëllimet për humbjen e madhe që pësuan. Përsa i përket aksidentit të ndodhur në uzinën e municioneve në Poliçan, kryetari i LSI-së ka vënë theksin në masat e sigurisë që duhet të marrin autoritetet shtetërore aty, duke apeluar për forcimin e masave të sigurisë. "Duhen forcuar masat e sigurisë", është shprehur kryetari i LSI-së, Ilir Meta, ndërsa ka shprehur keqardhjen e tij për pasojat e rënda të shpërthimit të ndodhur vetëm dy ditë më parë në uzinën e armëve në Poliçan.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›