E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banorët e Poliçanit përcjellin për në banesën e fundit, Suzana Kapxhiun

/>Pothuajse të gjithë banorët e qytezës së Poliçanit, kanë marrë pjesë në kortezhin mortor të punëtores së uzinës së armëve, Suzana Kapxhiu, e cila humbi jetën mëngjesin e së martës gjatë një shpërthimi të një djegoreje, brenda ambienteve të uzinës. Ndonëse në një ceremoni varrimi, shumë prej punëtorëve të vjetër të uzinës janë shprehur se fajin për shpërthimin e kanë pasur vetë punëtorët e pakualifikuar, ndonëse kanë punuar në uzinë prej dhjetëra vjetësh. Gjatë të gjitha proceseve të punës është dashur që siguria teknike të zbatohet me rreptësi jo vetëm nga punëtorët por edhe nga dega tekniko-inxhiniere e ndërmarrjes që në këtë rast nëse nuk e ka neglizhuar ka qenë e pavëmendshme, shprehen specialistët e vjetër, sipas të cilëve pikërisht kjo pakujdesi i kushtoi jetën nënës së dy fëmijëve. Katër muaj më parë, familja Kapxhiu kishte humbur kryefamiljarin e saj, i cili kishte vdekur për shkaqe natyrore. Tragjedia është bërë më e rëndë për 2 fëmijët e çiftit Kapxhiu, të cilët do të duhet të rriten pa dashurinë dhe ndihmën e prindërve të tyre. Shpenzimet e për 45- vjeçaren Suzana Kapxhiu, i ka marrë përsipër këshilli bashkiak.     

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›