E Diel, 1 Nëntor 2026

Kreu i NATOS-s, në Tiranë më 29 prill



Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Andres Fogh Rasmussen do të vizitojë Tiranën zyrtare në datën 29 prill, ku ai do të takohet me autoritetet më të larta të vendit. Kjo është vizita e parë e Rasmussen, që bëhet në Shqipëri fill pas emërimit të tij në këtë detyrë, qershorin e vitin e kaluar. Ai do të pritet fillimisht nga Ministri i Jashtëm, Ilir Meta, ku do të mbajë një konferencë për shtyp, e më pas agjenda e tij do të vijojë takimet me Ministrin e Mbrojtjes, Arben imamin, Kryeministrin Sali Berisha, Presidentin Bamir Topi, si dhe Kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli. Ende nuk bëhet e ditur qëllimi i kësaj vizite të kreut të NATO-s në Shqipëri, por ajo do të mbahet vetëm 1 ditë para protestës 24-orëshe të opozitës, të paralajmëruar në datën 30 prill. Ndërkaq, Meta ndodhej dje në Talin të Estonisë ku mori pjesë në Takimin Jozyrtar të Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të NATO-s. "Ndër temat kryesore që do të diskutohen gjatë Ministerialit janë Operacioni ISAF, i drejtuar nga NATO në Afganistan, Koncepti i ri Strategjik i NATO-s, çështjet bërthamore, mbrojtja raketore, reforma e NATO-s dhe zgjerimi i mëtejshëm i Aleancës", thuhet në njoftimin zyrtar të ministrisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›