Patozi fton Rucin ne tryezen e dyte per reformen zgjedhore
Mazhoranca i ka derguar nje ftese opozites te marre pjese ne tryezen numer 2 per reformen zgjedhore duke anashkaluar kerkesen per hetimin e zgjedhjeve. Kreu i grupit parlamentar Astrit Patozi do te organizoje takimin e dyte te premten e kesaj jave duke i derguar nje ftese kolegut Gramoz Ruci te cilit i kerkon qe te sjelle ekspertet e PS-se per te diskutuar per ndryshimet ne Kod. Por nga selia roze eshte bere e ditur se nuk do te kete pergjigje te menjehershme por do te presin nje reagim per hetimin e zgjedhjeve.
Ftesa e PatozitDemokratet hedhin hapin e dyte per tryezen e reformes zgjedhore. Kryetari i grupit parlamentar te PD-se Astrit Patozi i dergoi dje nje ftese zyrtare numrit dy te selise roze Gramoz Ruci dhe homologeve te tjere te tij per zhvillimin e tryezes per reformen zgjedhore. Nepermjet nje letre publike nenkryetari i PD-se Astrit Patozi njofton kreun e grupit socialist Gramoz Ruci per mbledhjen e 29 tetorit dhe i kerkon te konfirmoje emrat e perfaqesuesve te Partise Socialiste per kete takim. Nga ana e saj Partia Demokratike ka ngarkuar Ilir Rusmalin si perfaqesues te interesave te saj ne nivel politik si dhe ekspertet e nevojshem. Partia Demokratike ka ngarkuar zotin Ilir Rusmali qe te perfaqesoje interesat e saj ne nivel politik si dhe ekspertet e nevojshem. Jeni te lutur qe per nevojat e organizimit te konfirmoni emrat e perfaqesuesve tuaj per kete takim shkruan kryetari i grupit parlamentar te PD-se Astrit Patozi. Brenda dy javeve kjo eshte ftesa e dyte zyrtare e demokrateve per socialistet lidhur me reformen zgjedhore. Tryeza e pare u zhvillua ne rang kryetaresh te partive nderkohe qe tryeza e dyte do te jete ne nivel kreresh te grupeve parlamentare per te percaktuar modalitetet ne perzgjedhjen e anetareve qe do te plotesojne ngritjen e ekipit prej 15 ligjvenesish per reformen zgjedhore. Ne perfundim te letres drejtuar numrit dy te selise roze Gramoz Rucit kreu i grupit kuvendor demokrat bashkepunimin dhe pjesemarrjen e opozites ne tryezen e te premtes se kaluar.
Pergjigjja e RucitPartia Socialiste nuk konfirmon por as mohon pjesemarrjen ne tryezen e reformes zgjedhore qe kesaj radhe pritet te jete ne nivel parlamentar. I kontaktuar nga gazeta Shqip kreu i Grupit Parlamentar te Partise Socialiste Gramoz Ruci ka deklaruar se nuk eshte ende ne dijeni te fteses se bere nga homologu i tij demokrat Astrit Patozi. Nuk them qe ftesa nuk eshte e vertete por se une ende nuk jam ne dijeni. Kur te shkoj ne zyre sot neser dhe te shoh posten atehere dhe do te kete nje pergjigje te PS-se per kete ceshtje deklaroi Ruci. Asgje nuk mund te kuptohet nga kjo pergjigje e tij te pakten ne aspektin zyrtar te qendrimit socialist. Gjithsesi ajo as e mohon dhe as e hedh poshte ftesen e nisur te Partise Demokratike e cila ne mbeshtetje te qendrimeve te veta per dialog te konfirmuara keto nga pjesemarrja e kreut socialist Edi Rama ne tryezen e se premtes se shkuar ka hedhur nje hap te ri. Ajo qe ka me shume rendesi eshte fakti se pavaresisht depozitimit ose jo te fteses eshte reagimi opozitar i cili ende nuk po behet i ditur. Nisur nga pozicionimet e deritanishme medyshja socialiste per te thene nje JO te prere sikurse deri me tani krijon premisa per interpretime me karakter pozitiv. Keshtu eshte me vend te mendohet se PS nuk deshiron te largohet nga cdo tryeze ku diskutohen reforma ashtu sikurse edhe qasja e saj ne kete moment pro diskutimeve me shumicen mund te keqperdoret si dobesi. Perspektiva e protestave te parashikuara per te nisur ne daten 8 nentor jane nje ane e medaljes se veprimit opozitar i cili kerkon kunderpeshimin te detyrimet e PS-se per te permbushur detyrimet parlamentare. Konkretisht nje pranim per te hyre ne zgjedhje me kodin ekzistues pa ndeshkuar asgje nga produkti i 28 qershorit do te legjitimonte rezultatin e 2009-s duke asgjesuar te gjithe aksionin politik te selise roze.
Erjon Ajazi
Skerdilajd Zaimi