Pukë, bie interesi për pajisjen me karta, procesi në rrezik
Personat pa pasaportë vazhdojnë të mos aplikojnë, ndërsa ata që kanë aplikuar nuk shfaqin asnjë interes për të tërhequr kartat. Strukturat e partive opozitare në Pukë, bëjnë apel se me këto ritme, procesi i aplikimit dhe zgjedhjet janë drejt dështimit.
PUKE- Bie interesi për pajisjen me karta identiteti në rrethin e Pukës. Sipas informacioneve zyrtare, në Zyrën e Aplikimit të Bashkise Pukë ku aplikojnë edhe banorët e Komunës së Rrapës, janë akoma pa aplikuar rreth 900 banorë, 883 prej tyre pa pasaportë.
Kjo situatë vijon prej ditësh edhe në njësitë e tjera vendore të këtij rrethi. Personat pa pasaportë vazhdojnë të mos aplikojnë, ndërsa ata që kanë aplikuar nuk shfaqin asnjë interes për të tërhequr kartat.
Një prej shkaqeve të kësaj neglizhencë është dhe mungesa e transportit për banorët në komuna të thella. Edhe pse vendimii qeverisë udhëzon njësitë vendore të sigurojnë transportin e banorëve të zonave drejt qendrave të aplikimit, deri sot asnjë prej 10 njësive vendore të Pukës nuk ka bërë lëvizjen e organizuar të banorëve, përvec komunës së Qelzës në disa raste.
Strukturat e partive opozitare në këtë rreth, të cilat kanë bërë publike shqetësimet e tyre, bëjnë aple se me këto ritme, procesi i aplikimit për pasojë dhe zgjedhjet janë drejt dështimit. (e.n/News24/BalkanWeb)