E Diel, 1 Nëntor 2026

Skandali i abuzimeve të deputetëve: edhe dy parlamentare lënë politikën

Vazhdojnë largimet e deputetëve
britanikë nga gara për
zgjedhjet e ardhshme, pas skandaleve
të abuzimit me fondet
publike për interes personal. Së
fundi, dy deputete, njëra konservatore
dhe tjetra laburiste, kanë
vendosur që të lënë politikën,
pas publikimit të shkeljeve të tyre
fi nanciare. Ka qenë e përditshmja
britanike "Daily Telegraph" ajo që
ka botuar me hollësi "vjedhjet"
e deputeteve, mijëra paundët e
marra për rregullime e mobilime
shtëpish, apo kreditë lehtësuese
për shtëpitë e dyta apo të treta, si
dhe favorizimet e të afërmve. Deputetet
janë shfajësuar, duke pretenduar
se nuk kanë bërë shkelje,
por kanë marrë informacion të
gabuar nga zyra e financave të
Parlamentit, e cila merret me
shpenzimet e deputetëve. Ato
janë ankuar se publikimet e këtyre
fakteve i kanë shkaktuar shumë
stres dhe probleme shëndetësore.
Deputetët e përfolur janë thirrur
në një takim urgjent nga kryetarët
e partive përkatëse, të cilët u kanë
kërkuar e që të japin dorëheqjen
nga kandidimet për në zgjedhjet
e ardhshme. Të gjithë deputetët
e akuzuar për shpërdorim nga
gazeta e përditshme britanike
që vazhdon të botojë hollësira
për të gjitha veprimet fl agrante
të një numri të madh parlamentarësh
britanikë të së djathtës
dhe të së majtës, janë munduar
të shfajësohen, duke ia vënë fajin
ligjit që nuk i përcakton siç duhet
shumë çështje. Për sa i takon
gazetës, ajo është në javën e tretë
të botimit të materialeve që kanë
shkaktuar një tërmet të vërtetë e të
paprecedentë në elsablishmentin
britanik, duke shkaktuar për herë
të parë në 300 vjet edhe rrëzimin e
kryeparlamentarit. Deri tani janë
plot 12 deputetë aktualë që kanë
deklaruar largimin e tyre nga gara
në zgjedhjet e ardhshme që do
të zhvillohen qershorin e 2010.
Një pjesë prej tyre do të tërhiqen
edhe nga politika, duke qenë se
kanë humbur tërësisht kredibilitetin
si politikanë e përfaqësues
të popullit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›