E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, makina përplaset me një motor, vdes 22-vjeçari

TIRANE – Një 22-vjeçar humbi jetën mbrëmjen e sotme, pasi motori me të cilin udhëtonte u përplas nga një automjet.

Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se automjeti tip ‘Golf’, me targë TR8651N, u përplas me një motor në urën e Shkozës në periferi të Tiranës.

Sipas policisë, 22-vjeçari Denis Duka u dërgua me urgjencë në spital, por nuk arriti në mbijetonte për shkak të plagëve të rënda.

Policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes dhe shoqëroi drejtuesin e makinës, M.Dyrmishi. Ndërkohë vijojnë hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit të rëndë.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›