Raporti i DASH, Rama: Flakërimë syve të pushtetit të korruptuar
TIRANE - Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama reagoi në rrjetin social “Facebook” pas publikimit të raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit mbi të drejtat e njeriut.
Sipas Ramës, raporti i DASH-it është “një flakërimë syve të pushtetit të korruptuar që po rrënon Shqipërinë! Ky pushtet është një turp kombëtar.”
Në Raportin Vjetor për të Drejtat e Njeriut që u publikua mbrëmjen e sotme nga DASH theksohet se në Shqipëri korrupsioni është shtrirë në të gjitha degët e qeverisjes.
“Lufta kundër korrupsionit ngeci sepse partitë u fokusuan tek zgjedhjet, ndërsa zyrtarë dhe politikanë i shpëtuan ndjekjes penale sepse mbroheshin me imunitet.”- nënvizon raporti.
Sipas DASH-it, institucionet partiake duke përfshirë dhe KQZ, minuan të drejtën e qytetarëve për të marrë pjesë në zgjedhjen e qeverisjen së tyre.
(er.nu/BalkanWeb)