E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kreu i PD, Kavaje: S’ka burre nene qe prek “2 gishtat”, Rroshi do vetevritet

Kreu i PD-së së Kavajës, z.Ramazan Okshtuni ka bindjen e plotë se askush nuk do të mund të guxojë ta heqë nga sheshi i qytetit monumentin e demokracisë. Ndaj deklaratës së kryebashkiakut Elvis Roshi se do ta shembë simbolin e dy gishtave, kryedemokrati i Kavajës shprehet në mënyrë të prerë: “Nuk ka burrë nëne që ta bëjë këtë”. 

Z.Okshtuni, në këtë intervistë për “Gazeta Shqiptare” denoncon përpjekjet e kreut të bashkisë, Elvis Roshi, dhe kreut të PS-së, Edi Rama, për të konfliktuar sipas tij Kavajën, ndërsa shpreh bindjen e plotë se monumenti do të vazhdojë të qëndrojë aty ky është, në shesh. 

Z.Okshtuni, a e “trazoi” Kavajën deklarata e kreut të bashkisë, Elvis Roshi se do ta heqë nga sheshi i qytetit monumentin e demokracisë?
Monumenti do të qëndrojë aty ku është vendosur dhe nuk e lëviz njeri nga ai shesh. Unë i ftoj qytetarët e Kavajës që të tregojnë kulturë dhe qytetari, pavarësisht se kanë mbetur të befasuar dhe të habitur nga deklaratat e papërgjegjshme të kreut të bashkisë. Të jeni të sigurt se një deklaratë e tillë ka lënë të befasuar jo vetëm demokratët, por edhe socialistët e ndershëm, të cilët nuk pajtohen me kreun e bashkisë dhe atij që qëndron pas tij, kreut të PS-së. 

(Intervista e plote sot ne Gazeta Shqiptare) 
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›