Kreu i PDSH vizitë në Tiranë, me ftesë të presidentit Topi
Kreu i PDSH-së Menduh Thaçi, do të zhvillojë ditën e hënë një vizitë zyrtare në Tiranë me ftese të Presidentit Bamir Topi. Temë e bisedimeve të këtij takimi do të jenë procesi evrointegrues i rajonit, zgjedhjet e reja në të dy vendet.
SHKUP- Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Tiranë me ftesë të presidentit shqiptar Bamir Topi.
Mësohet se temat kryesore të këtij takimi do të jenë: procesi evrointegrues i rajonit, njohja me zhvillimet e përgjithshme në Maqedoni dhe Shqipëri, zgjedhjet e reja në të dy vendet si dhe çështje të tjera të rëndësishme në planin e bashkëpunimit dhe realizimit të reformave.
Takimi i kreut të PDSH-së Menduh Thaçi me presidentin Bamir Topi pason pas takimit me kryeministrin shqiptar Sali Berisha, disa ditë më parë të zhvilluar po në Tiranë.
Kryetari i PDSH ditëve të fundit ka zhvilluar disa takime me përfaqësues politik shqiptar dhe diplomatë perendimor në Maqedoni. (a.r/ina/balkanweb)