PS, Bushati: Thellohet varfëria në vend
Partia Socialiste është ka shprehur sot shqetësimin e saj lidhur me thellimin e deficitit tregetar në vend. Raporti i import eksporteve 1 me 10 sipas Ervin Bushatit, është tregues i rritjes së mëtejshme të varfërisë në vend
TIRANE- Partia Socialiste është shprehur sot e shqetësuar lidhur me thellimin e defiçitit tregëtar në vendin tonë. Nënsekretari për programin në PS, Ervin Bushati në një konferencë për shtyp u shpreh se "Shqipëria e vitit 2009 është thellësisht e varur nga importet e produkteve të konsumit të përditshëm''. Sipas tij, "qeveria nuk duhet të flasë për politika mbrojtëse për qytetarët, as për rritje ekonomike, në një kohë kur s'kemi mundësi që të konsumojmë atë që prodhojnë bujqit e fermerët e vendit''.
Raporti i import eksporteve 1 me 10 sipas Ervin Bushatit është tregues i rritjes së mëtejshme të varfërisë në vend.
“Ky raport është tregues për rritjen e mëtejshme të varfërisë në vend, për pasigurinë ushqimore në të cilën kemi hyrë nga keqqeverisja e Sali Berishës. Ky raport 1 me 10, ku eksportet e produkteve ushqimore janë fare të papërfillshme në raport me importet, është tregues edhe i çmimeve të papërballueshme të tryezës së përditshme të shqiptarëve”-tha Bsuahati. (a.r/balkanweb)