E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kreu i PS ne Fier Te ndertojme bashke modelin e duhur politik

Anetaresimet e reja

Kur te ktheheni ne shtepi thuajuni prinderve qe jeni bere anetare partie dhe tju marrin me seriozisht. Keshtu u eshte drejtuar nder te tjera kryetari i Partise Socialiste Edi Rama te rinjve fierake ne takimin e djeshem qe pason ate te Durresit dhe te Lushnjes. Duke folur para tyre ai ka percjelle mesazhe te forta qe prej qytetit te Fierit lidhur me politikeberjen ne vendin tone teksa u shperndau te rinjve te ketij qyteti tesera te anetaresimit. Me fjalen e tij te mbajtur gjate ceremonise Rama theksoi se politika aktuale u ka dhene njerezve modelin e gabuar te te berit politike. Ai shtoi se te rinjte qe jane duke u anetaresuar ne ditet e sotme ne politike do te ndertojne dicka te re. Pa ndryshuar politiken nuk mund te ndryshosh realitetet. Te merresh me politike do te thote te refuzosh genjeshtren. Ju te rinj dhe te reja duke marre karten e anetaresimit deshmoni se jeni duke ndertuar dicka. Ju guxoni te shihni me syte e shpreses. Gjenerates tuaj secili prej jush i duhet sot me shume se kurre nje politike e re. Nuk eshte me e mundur qe ne nje Shqiperi me nje milion te papune te vazhdoje te behet makthi i gjithe atyre te cilet edhe pse duan te punojne nuk e gjejne dot nje pune. E zhytur ne krim dhe ne korrupsion e gjunjezuar kudo nga gjuha e injorances. Politika mund ta ndryshoje kete pamje qe ka marre. Ju mund ta ndryshoni politiken te beni qe te tjere qe jane rrotull jush qe jane skeptike mosbesues qe kane nevoje te binden te vijne bashke me ju. Ti merrni perdore dhe ti sillni ne familjen tone te madhe politike - deklaroi Rama para te pranishmeve. Ai shtoi se ka ardhur koha per nje rilindje shqiptare pasi vendi sot ndodhet ne nje gjendje te veshtire per shkak te menyres se politikeberjes. Pas fjalimit te tij kryetari i Partise Socialiste Edi Rama shperndau rreth 400 tesera te subjektit politik qe ai drejton per te rinj e te reja nga qyteti i Fierit ndersa parashikoi se ne ardhmen per anetaresimet e reja te hapet nje faqe ne ueb ku cdo i interesuar te mund te regjistrohet vete aty.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›