E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kreu i PS ne Torovice Nderhyrja e vonuar pasoje e neglizhences

UPDATE- Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama ka inspektuar sot nga afer zonen e Torovices. Lideri socialist tha se nderhyrja ne zonat e permbytura ka qene e vonuar ndersa theksoi se kjo situate eshte krijuar si pasoje e neglizhences.

Rama tha se duhet te nderhyhet urgjentisht nese duam qe Shkodra dhe Shqiperia te mos permbyten rregullisht.

Ai kerkoi rishikim te buxhetiit 2011 qe te mos kete me deme te tilla.

Te gjitha fondet e infrastruktures duhen perdorur per te ndalur mocalizimin e Shqiperise theksoi kreu socialist.



Permbytjet kane perfshire sot zona te tjera te vendit ku reshjet dhe daljet e lumenjve nga shtrati kane zgjeruar harten e zonave ne uje. Probleme ne Fushe-Kruje Durres Korce Berat Fier Gjirokaster.

Dalja nga shtrati e lumit Zeze si pasoje e reshjeve dhe prurjeve te shumta ka shkaktuar permbytjen ne qytetin e Fushe Krujes dhe zonat perreth. Zona te tera ne Fushe Kruje Nikel dhe Bubq ndodhen te permbytura. Situata po behet e paperballueshme duke renduar vecanerisht jeten e dhjetera mijera njerezve qe ndihen te rrezikuar.

Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama i shoqeruar nga deputeti Blendi Klosi ka qene ne Fushe Kruje per te pare nga afer zonat e permbytura. Rama e ka quajtur situaten tregues te qarte te deshtimit te qeverise dhe te Berishes sepse eshte faji i tij qe te gjitha ato masa qe duheshin marre nuk jane marre.

Nga ana e tyre banoret jane shprehur se edhe pse ne kete zone ka fituar PD nuk eshte bere asnje kanalizim. Na e kane marre voten e sna kane bere asnje kanalizim. Ska shtet ka theksuar njeri prej banoreve. Ndersa nje banor tjeter i zones tha se nuk kane marre asnje lloj ndihme nga shteti. Ka fituar Partia Demokratike dhe Partia Demokratike sna ka bere asnje kanalizim asgje vetem na ka permbyt. Kane ardhur e kane marre voten dhe sna kane bere kanalizime. Ska shtet ketu shteti eshte vetem me mbush xhepat e vet deklaroi nje tjeter banor.



10.00
Gjendje e fatkeqesise natyrore edhe ne Durres. Sukth evakuohen banoret

UPDATE- Pas Shkodres e Lezhes gjendje e fatkeqesise natyrore edhe ne Durres. Ne mbledhjen e fundit ne kuader te situates alarmante shkaktuar nga permbytjet qeveria vendosi Shpalljen e gjendjes se emergjences civile fatkeqesise natyrore si pasoje e perkeqesimit te kushteve natyrore te motit e te reshjeve ne zonat e permbytura ne qarkun e Durresit.

Rezervuari i Vadardhes eshte tejmbushur dhe ka filluar te derdhe ujerat duke permbytur kanalin e Tones. Uji ka hyre neper shtepite e ketij fshati dhe Shtabi i Emergjencave ka filluar evakuimin e banoreve ne oret e vona te nates.

Gjendja ne kete rezervuar e rendon situaten edhe me shume ne Hidrovorin e Hamalles sipas specialisteve te bordit te ujerave. Kreu i Bashkise se Sukthit Hyrjan Hasani ka kerkuar mjete per evakuimin e banoreve pasi sasia e ujerave eshte e madhe dhe evidentimi duhej bere me shpejtesi per te evituar pasojat.

Kjo situate shume e rrezikshme eshte paraqitur edhe ne Fushe-Kruje gjate paradites dhe eshte nderhyre me mjete dhe specialiste per te zhbllokuar saracineskat e shkarkimit te cilat ishin demtuar. Ne mbledhjen e Shtabit te Emergjencave u theksua se eshte bere investim ne tre rezervuaret e Fushe-Krujes dhe se ky investim ka qene investim i deshtuar.

Edhe atje jane derguar mjete per te vene situaten nen kontroll. Drejtori i Bordit te Kullimit Shyqyri Ballgjini ka deklaruar se edhe ne rezervuaret e Arapajt dhe te Shijakut gjendja e tyre eshte kritike. Ai ka bere me dije gjate raportimit te situates se ka ulje te kurrizit te digave dhe se nder te tjera kjo ka ardhur si rezultat i nderhyrjeve te banoreve te cilet kane vendosur tuba per te marre uje.

Atje - tha Ballgjini - eshte hapur nje kanal 1 meter e ca qe rrezikon te cahet nga nderhyrjet. Ai ka theksuar se ne diga askush nuk ka te drejte te nderhyje pervec specialisteve. Ne Fushe-Kruje puna per te stabilizuar situaten ne diga ka vazhduar edhe naten e se premtes.

Rihapet autostrada
Pas shume oresh e bllokuar policia njofton se autostrada Tirane -Durres eshte rihapur per kalimin e te gjitha llojeve te automjeteve. Kerkohet nga drejtuesit e mjeteve kujdes dhe kufizim shpejtesie ne menyre te vecante ne segmentin Vore- Maminas. Policia ben me dije se shpejtesia e automjetev nuk duhet ti kaloje me shume se 60 km ne ore.

Reshjet e dendura te shiut kane shkaktuar probleme ne Durres madje niveli i ujit ka pesuar rritje ne zonen e autostrades Tirane-Durres duke bllokuar ate qe prej ores 1100 te paradites se sotme. Bllokimi krijoi radhe te gjate makinash ne pritje per te kaluar ne te dy anet e autostrades.

Sipas te dhenave nga qyteti i Durresit mesohet se puna ne port eshte paralizuar nderkohe qe peshkarexhat nuk kane dale fare dhe ka pasur vonesa me tragetet.



Ne port gjate paradites nuk eshte perpunuar asnje anije mallrash apo traget udhetaresh.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›