E Shtunë, 31 Tetor 2026

MPPT ende shume rruge te bllokuara

Ministria e Puneve Publike dhe Transporteve njoftoi sot ne mesdite gjendjen e rrugeve ne zonat e prekura nga permbytjet

Keshtu sipas MPPT-se segmenti rrugor Qafe Mali - Fierze ne vendin e quajtur Arrez Miliska ka ceduar 50cm trupi i rruges ne nje gjatesi prej 50 ml. shte punuar nga firma kontraktore per karikimin e rruges per pasoje qarkullimi i mjeteve kryhet me veshtiresi per mjetet e ulta.

Qarkullimi i mjeteve per ne Shkoder behet nga Mjeda ndersa qarkullimi per ne Muriqan kryhet vetem me mjetet e ushtrise.

Nderkaq rruga per Shiroke eshte e bllokuar.

Ne hyrje te qytetit Shkoder para ures se Bunes dhe te vendi i quajtur Harku i Berdices rruga eshte e pakalueshme pasi ka permbytje te rruges me lartesi te ujit rreth 1.7m mbi rruge.

Segmenti rrugor Shkoder - Harku i Berdices - Velipoje eshte i pakalueshem pasi eshte rritur niveli i ujit deri ne 1.8m. shte pezulluar qarkullimi i mjeteve nga rruget dytesore.

Segmentin rrugor Koplik - Dedaj - Boge eshte hapur per trafikun.

Ne segmentin rrugor Shkoder - Hani i Hotit tek degezimi per Tamare ne distance rreth 1km pa shkuar ne Dogane rruga eshte e bllokuar pasi uji mbi rruge eshte mbi 1m. Kalimi vetem per mjetet e renda.

Ne segmentin rrugor Krume - Kam eshte shembur nje mur mbajtes me gjatesi rreth 30ml ne afersi te Skatines. shte vendosur sinjalistika perkatese qarkullimi i mjeteve kryhet me nje kalim.

Ne segmentin rrugor Bajram Curri - Fierze km 11 lumi ka marre murin mbajtes te rruges shembur rruga qarkullohet me nje kalim.

Ne Shishtavec ka shembje te here pas hereshme por mjetet jane duke punuar per ta bere rrugen te kalueshme edhe per mjetet e uleta.

Segmenti rrugor Bujan-Fierze vazhdon te kete te njejtat probleme. Ne kete vende punetoret dhe makinerite e DRRr Kukes kane qene te pranishme dhe kane bere nderhyrjet e nevojshme per riparimet e perkoheshme ne menyre qe te mos pengohet qarkullimi i automjeteve.

Segmenti rrugor Sopot-Bujan vazhdon te kete te njejtat probleme ne Uren e Bujanit si pasoje e rreshjeve te shumta dhe fryrjes se lumit Valbone.

Ne aksin Lozhan- Moglice ka shkarje. Rruga eshte e kalueshme vetem per mjetet e larta si pasoje e prurjeve te aluvioneve nga lumi.

Ne segmentin Peshkopi - Muhurr - Qafe Draje rreth 5 km larg Muhurit vazhdon te jete e bllokuar. Pjesa deri ne Rec eshte hapur nga mjetet e D.R.Rr Diber.

Ne segmentin rrugor nga Burreli ne Milot ne 30-40 vende kane ndodhur shkarje dhe rruga eshte me nje kalim.

Ne afersi te nyjes se asfaltit te Burrelit ka dy shembje rruga eshte e kalueshme vetem per mjetet e vogla. Ne kthesat e Klosit rruga eshte me nje kalim.

Ne Bulqize kalohet permes qytetit pasi unaza vazhdon te jete e permbytur.

Ne segmentin rrugor Cerrik-Gramsh eshte permbytur Ura e Banjes. Lartesia e ujit mbi ure eshte rritur akoma me shume duke perfshire edhe disa pjese te ketij segmenti te cilat tashme jane nen uje. Ky aks vazhdon te jete i permbytur eshte i bllokuar qarkullimi kryhet nga aksi Gramsh-Drize-Kacivel-Llixhe.

Segmentin rrugor Permet - arshove ne Badlonje eshte hapur per trafikun.

Aksin rrugor Gjirokaster - Subash eshte hapur per trafikun.

Ne aksin Vlore -Selenice ne vendin e quajtur Bishti i Malit lumi Vjose ka permbytur rrugen duke bere te pamundur qarkullimin ne vendin e larte permendur.

Ne pjesen fundore te aksit rrugor Lushnje - Fier rruga vazhdon te jete e permbytur. Qarkullimi i automjeteve kryhet nga rruga e vjeter. Nga ana e DRRr Fier eshte vendosur sinjalistika perkatese.

Segmentin rrugor Rashbull- 4 rruget e Shijakut niveli i ujrave ka rene ndjeshem qarkullimi i mjeteve kryhet normalisht.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›