E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pollo Beratit i duhet nje pushtet vendor me dinamik

Berat 5 dhjetor NOA - Ministri per Inovacionin dhe Teknologjine e Informacionit e te Komunikimit Genc Pollo tha sot se qyteti i Beratit ka nevoje per nje bashki dhe pushtet vendor me aktiv ndaj problemeve qe kane banoret.

Deklarata elektorale e ministrit Pollu u be gjate 8-vjetorit te themelimit te Shoqates Berati i Lashte Antipatrea.

Edhe pse ende fushata nuk ka filluar zyrtarisht te gjithe biem dakord se Beratit do t i duhet nje Bashki e Pushtet Vendor dinamik por edhe qe ta coje qytetin drejt modernitetit ashtu sic e meriton tha Pollo ne fjalen e tij.

Ne takim ishin te pranishem qindra qytetare beratas intelektuale perfaqesues te shoqerise civile te komuniteteve fetare te komunitetit te biznesit te qeverisjes vendore si dhe deputete te qarkut.

Berati eshte nje nga ata qytete qe vecohen ne Shqiperi nga mosha por edhe nga kontributi ne shekuj e vite. Nisma te tilla si kjo e sotmja qe i vene ne pah keto tradita jane jashtezakonisht te nevojshme sepse tregojne ate fiber qytetare qe e dallon nje grumbullim popullsie nga nje qender urbane me tradite dhe Berati eshte i tille tha sot Pollo.

Duke folur per situaten ne vend nga reshjet Pollo u shpreh se beratasit karakterizohen nga nje ndjenje solidariteti dhe nese do te jete e nevojshme do te japin kontributin e tyre per kalimin e kesaj situate.

a.k/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›