Meta Ujesjellesi i Shkodres eshte i sigurt

Zevendeskryeministri dhe Ministri i Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes Ilir Meta ka inspektuar sot pompat e Ujesjellesit te Shkodres duke theksuar se ujesjellesi do te jete ne gjendje funksionale dhe ne siguri te larte.
Meta i shoqeruar nga edhe ministri i Transporteve Sokol Olldashi u njoh nga afer me situaten ne stacionin e pompimit ku prej disa ditesh po punohet ne menyre te vazhdueshme per te mbrojtur stacionin nga uji ne menyre qe te garantohet furnizimi me uje te pijshem i qytetit te Shkodres dhe te mos kete probleme me furnizimin me energji elektrike.
Ne jemi ketu bashke me ministrin Olldashi per te falenderuar te gjithe punonjesit e Ujesjellesit punonjesit e CEZ Shperndarje punonjesit e Bashkise perfaqesuesit qe kane ardhur nga Ministria e Puneve Publike dhe Drejtoria e Pergjithshme e Ujesjellesve qe te garantohet furnizimi me uje te pijshem i Shkodres dhe te mos rrezikohet as furnizimi me energji elektrike. Kjo eshte nje pune e jashtezakonshme eshte nje pune titanike dhe ne shprehim mirenjohjen e qeverise per keto gra dhe burra qe punojne per te mbrojtur keto vepra nga uji dhe njekohesisht per te mos shtuar nje problem jashtezakonisht te madh dhe te rende per te gjithe qytetaret e Shkodres u shpreh Meta.
Sipas tij mbrojtja e Ujesjellesit te Shkodres eshte nje nder prioritetet kryesore te Shtabit te Emergjences dhe shprehu besimin se me punen qe eshte bere dhe po behet me angazhimin dhe perkushtimin e te gjithe autoriteteve nje gje e tille do te arrihet. Besojme se me kete angazhim dhe me kete perkushtim me gjithe mbeshtetjen qe ne u kemi dhene dhe do tu japim si qeveri padyshim qe besojme se do te arrihet qe te jete i mbrojtur problemi i Ujesjellesit problemi i energjise elektrike per qytetin e Shkodres per banoret e Shkodres. Ky eshte prioriteti numer nje i Shtabit te Emergjences dhe gjithe autoriteteve shtoi ministri i Ekonomise.