Kreu i PS-se Vlores jep doreheqjen Sulce Rama Po e drejton keq PS-ne
Jep dorëheqjen kryetari i Partisë Socialiste në rrethin e Vlorës Kujtim Sulçe. Në një deklaratë nga studio e ABC News në Vlorë, Sulçe ka shpjeguar arsyet e dorëheqjes së tij.
Sulçe akuzon liderin socialist, Edi Rama për mënyrën e drejtimit të Partisë Socialiste dhe ka njoftuar se tani e tutje do t`i bashkohet Lëvizjes Socialiste për Integrim. Sulçe bën të ditur se prej mëse një vit e gjysmë krei i PS-së, Edi Rama nuk ka zhvilluar takime me drejtuesit e PS-së në Vlorë dhe po ashtu ai ka gjetur kandidatura për kreun e bashkisë së Vlorës dhe po ashtu edhe të kreut të Qarkut pa marrë me parë mendimin e struktura të PS-së në Vlorë.
Sulçe bën të ditur se nesër bëhet përzgjedhja e kandidatëve që do të shkojnë në Kongresin e Partisë Socialiste.
Zgjedhja e kandidatit duhet të zgjidhet në bazë të statusit me parimin nj anëtar një votë. Sulçe bën të ditur se pas dorëheqjes së nga kreu i PS-së, bëhet pjesë e LSI-së. Sulce thotë për ABC News se kjo zgjedhje bëhet se LSI është një parti e re, madhe dhe me vlera dhe që po punon për integrimit të vendit.
Ai thotë se do të bëhet pjesë e detyrave që do ti ngarkojë LSI. Po ashtu ai bëri një deklaratë se të gjithë ata anëtarë të PS-së, që e ndjejnë se mund të shkojë me LSI janë të lirë ta bëjnë këtë zgjedhje, por ai tha se nuk u bën thirrje.