E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama-Sanino Vendi te dale sa me shpejt nga kriza politike

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, priti sot në një takim Drejtorin e Përgjithshëm për Zgjerimin në Komisionin Europian, Stefano Sannino dhe delegacionin që e shoqëronte.

Gjatë këtij takimi, Edi Rama i shprehu Sanninos vlerësimin për raport progresin e publikuar pak ditë më parë, të cilin e konsideroi si një instrument të rëndësishëm për demokratizimin e shoqërisë.

Në të njëjtën kohë, kreu i Partisë Socialiste shprehu të gjithë mbështetjen e gatishmërinë e plotë të opozitës për të bërë gjithçka mundet në funksion të intensifikimit të këtij procesi.

Edi Rama e njohu nga afër zyrtarin e lartë të Komisionit Europian edhe me platformën me 10 pika që opozita shqiptare ka propozuar për ta nxjerrë vendin sa më shpejt nga kriza politike dhe për t’i dhënë zgjidhje problemeve themelore të shprehura qartë edhe në opinionin e Bashkimit Europian, ku fatkeqësisht Shqipërisë iu refuzua për të dytën herë statusi i vendit kandidat.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›