E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reforma zgjedhore LSI Jo ceshtje tekash kryetaresh

Ne prag te fillimit te fushates zgjedhore per zgjedhjet vendore te 8 majit LSI shprehu dje shqetesim per mungesen e vullnetit politik per te kryer nje reforme zgjedhore tedomosdoshme per mbajtjen e ketyre zgjedhjeve.Reforma zgjedhore ashtu sic eshte parashikuar edhe ne raportin e OSBE/ODIHR-it eshte e domosdoshme per te garantuar mbajtjen e zgjedhjeve te lira te ndershme demokratike e mbi te gjitha te besueshme. Reforma zgjedhore nuk mund te jete ceshtja tekash te kryetareve te partive dhe as ska pse te perdoret prej tyre si mjet per te bere demagogji apo propagande per interesa private - u shpreh Ylli Manjani. Eumlshte moment qe partite - vijoi ai - vecanerisht ato parlamentare te deshmojne seriozitet dhe pjekuri politike per pergatitjen e ketyre zgjedhjeve sipas standardeve me te mira evropiane te kohes. Nese partite i kane seriozisht ato qe thone per zgjedhjet eshte moment ta deshmojne kete seriozitet. Reforma zgjedhore nuk ka pse politizohet ne ekstrem.

LSI nuk para sheh asnje arsye per te politizuar ceshtje te tilla si Shmangia e konfliktit te Interesave ndermjet kryetareve te njesive vendore qe konkurrojne ne keto zgjedhje nga njera ane dhe nga ana tjeter kane detyra ligjore per pergatitjen e zgjedhjeve sipas kodit zgjedhor reflektimin e vendimit te Gjykates Kushtetuese per regjistrimin e kandidateve adaptimin e nje modeli evropian transparent per financimin e zgjedhjeve si dhe nisjen e nje reforme administrative e territoriale qe reflekton nevojat e kohes per zhvillim te qendrueshem. Keto ceshtje jane pjese e projektit tone politik per tu zgjidhur dhe ne kete funksion ne ftojme te gjitha partite dhe shoqerine civile qe te kontribuojne ne kete proces - theksoi zyrtari i LSI-se Ylli Manjani.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›