Task- force për kontrollin e klinikave private
Institucionet shendetsore private qe ofrojne, sherbime per pacientet, do te jene nen monitorim me te rrepte nga strukturat drejtuese te Shendetësise shqiptare. Ministri i Shendetsise, Petrit Vasili, ka ngritur nje Task- Force e cila do te merret me kontrrollin e spitaleve, klinikave, qendrave apo laboratoreve private, ne te gjithe vendin.
“Ministria e Shëndetësisë me shumë përgjegjësi e ka marrë në analizë këtë veprimtari dhe ka konstatuar herë pas here që në klinikat publike vijnë edhe raste të cilët janë trajtuar më parë në shërbime private të caktuara dhe jo gjithmonë standarti I diagnozës dhe trajtimit, ka qenë ai I duhuri” thotë Vasili.
Kontrolli i institucioneve private shendetsore do te fillojë qe nga marrja e licenses e profesionalizmi i mjekeve qe ofrojne sherbimin e deri tek aparaturat qe ato perdorin.
“Në rradhë të parë në përputhshmërinë e veprimtarisë shëndetësore me ligjet në fuqi, pra me licencimin pa asnjë devijim nga procedurat legale; së dyti, verifikimi i kompetencës profesionale dhe i ligjshëmërisë së veprimtarisë së atyre që ofrojnë shërbim atje; kualifikimit të tyre professional, së treti; së katërti, niveli përkatës i teknologjisë dhe i aparaturës që ofron shërbimi” thotë Vasili.
Task- Forca e ngritur nga ministria e Shendetsise, që ne perberje te saj ka speciliste te shendetësise, do te konstatojne cdo rast abuziv me pacientet nga institucionet shendetësore private.
Edlira Sulejmani
< I mëparshmi