E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kreu i Pronave, Çefa: Shqyrtimi i 8 mijë dosjeve, peng i ligjit 9523

AKKP, në pritje të ndryshimit të ligjit në muajin Shkurt Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, ka lënë pezull 8 mijë dosjet, për shkak të ligjit 9523, i cili pritet të ndryshojë në fund të muajit shkurt. Kreu i Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Elvis Çefa tha për gazetën SOT, se 8 mijë dosjet e marra nën dorëzim vitin e kaluar ende nuk janë shqyrtuar nga agjencia, e cila pret ndryshimet e ligjit 9523. Nuk kemi nisur ende shqyrtimin e 8 mijë dosjeve që morëm vitin e kaluar, për shkak të ligjit 9523, i cili

do të ndryshojë në fund të muajt shkurt të këtij viti, u shpreh Çefa. Gjithashtu kreu i AKKP, theksoi se ligji do të riorganizojë edhe njëherë AKKP, ku do të shkrihen agjencitë në rrethe, dhe do të jetë vetëm AKKP, e Tiranës. Gjithashtu ai theksoi se menjëherë mbas ndryshimit të ligjit dhe riorganizimit të AKKP, në mes të muajit mars do të fillojë edhe shqyrtimi i këtyre dosjeve. Mbas ndryshimit të ligjit në fund të shkurtit dhe riorganizimit të AKKP, në mes të muajit mars do të fillojë shqyrtimi i këtyre dosjeve, u shpreh Çefa. Ai theksoi se këto dosje nuk kanë qenë në proces, prandaj nuk janë shqyrtuar së bashku me 1500 dosjet e tjera. Gjithashtu Çefa theksoi se të gjitha këto dosje do të përfundojnë në fund të vitit 2011. Ai ritheksoi edhe njëherë se me rishikimin e këtyre dosjeve, disa prej subjekteve do të përfitojnë kthimin fizik të pronave, ndërsa të tjerat do të përfitojnë vlerën në para, në bazë të çmimit të vendosur nga qeveria shqiptare. Kryeministri Sali Berisha, mbas marrjes së pyetësorit, për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, sha urdhër që brenda 3 muajve agjencitë në rrethe të shkriheshin dhe të gjitha dosjet të vinin për shqyrtim në Tiranë. Gjithashtu ai premtoi se këto dosje do të përfundojnë deri në vitin 2011, në mënyrë që të plotësohej një nga kapitujt më të rëndësishëm për integrimin e Shqipërisë, që është ai i pronave.Dosjet e shqyrtuara nga AKKPNdër të tjera kreu i AKKP theksoi gjatë vitit të kaluar ka marrë nën shqyrtim 1500 dosje, nga të cilat ka kaluar vetëm 600 të tilla, ndërsa dosjet e tjera janë ende nën trajtim. Kryetari i AKKP, Elvis Çefa, tha për gazetën SOT, se agjencia gjatë vitit të kaluar ka shpërndarë shumën prej 1.2 miliardë lekësh nga të cilët deri më tani kanë përfituar 209 subjekte. Sipas tij gjatë vitit të kaluar janë marrë nga agjencitë e rretheve për shqyrtim rreth 1500 dosje nga të cilat deri tani janë shqyrtuar vetëm 600 dosje, ndërsa është duke u punuar për shqyrtimin e dosjeve të mbetura. Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave është duke bërë në punë shumë të mirë me pronat. Ne vitin e kaluar kemi marrë nën shqyrtim 1500 dosje, nga të cilat deri më tani kemi shqyrtuar 600 të tilla. Gjithashtu gjatë vitit të kaluar ne kemi shpërndarë 1.2 miliardë lekë nga të cilat kanë përfituar 209 subjekte, u shpreh Çefa. Ai theksoi se procesi i shqyrtimit të dosjeve është duke ecur me ritme të kënaqshme, duke theksuar se AKKP, do të mbajë premtimin e saj dhe atë të qeverisë shqiptare se deri në fund të vitit 2011 do të shqyrtojë të gjitha dosjet e mbetura. Ai theksoi se Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të pronave ka një vullnet të hekurt për zgjidhjen e problemit të pronave, në mënyrë që Shqipëria ti plotësojë të gjitha kushte për integrimin në Bashkimin Europian. Çështja e pronave në vendin tonë është diskutuar jo vetëm në Këshillin e Europës, por disa herë këto çështje kanë shkuar edhe në Gjykatën e Strasburgut, ku të gjitha çështjet janë fituar nga pronarët. Taulant Halili

Last Updated on E Enjte, 28 Janar 2010 23:06

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›