Ulet në 74 dollarë çmimi i naftës në bursë
Luhatshmëria ekstreme e çmimit të naftës gjatë tetëmbëdhjetë muajve të fundit nuk ka dhënë shenja stabilizimi, ndërkohë që çmimi është dyfishuar që nga fillimi i këtij viti, pavarësisht ekonomisë jashtëzakonisht të dobët. Destabiliteti i çmimeve të naftës dhe gazit po vënë në vështirësi zyrtarët e qeverive dhe analistët, të cilët kanë frikë se një luhatshmëri e tillë mund të vendosë nën rrezik rigjallërimin ekonomik botëror. Ato po pengojnë gjithashtu
kompanitë dhe konsumatorët, të cilët po përballen me efektet e koncesionit, ndërsa përpiqen të parashikojnë se sa mund të jetë çmimi pas një apo dy vjetësh. Vrapimi i çmendur i naftës ndodhi gjatë 12 muajve të fundit. Verën e kaluar, çmimet fluturuan në 145 dollarë për fuçi, ndërsa ranë në dhjetor në 33 dollarë për shkak të krizës. Por qe nga janari, çmimi i saj është ulur në 74.06 dollarë. Në total, asnjë konsumator apo biznes nuk është në gjendje të bëjë plane afatgjata për shkak se ecuria e çmimit i lëndës djegëse e bën shumë të pasigurt jetesën. Për pasojë pasiguria në ekonomi rritet dhe njerëzit tentojnë të mbrojnë veten, duke ulur konsumin.