Kreu i SHISH: 12 vite në Kanada, ja pse u ktheva në Tiranë
TIRANE- Në të parën dhe të vetmen intervistë të dhënë për mediat në 16 dhjetor të vitit 2010 për emisionin “Pasqyra shqiptare” që transmetohet në Toronto të Kanadasë, drejtori i ri i Shërbimit Informativ të Shtetit, Visho Ajazi Lika ka sqaruar arsyet e rikthimit të tij në Shqipëri pas 12 vitesh emigracioni në Kanada.
Në periudhën kur është zhvilluar kjo intervistë, Ajazi ka mbajtur detyrën e zv/ministrit të Inovacionit e Teknologjisë në qeverinë Berisha, post nga i cili u largua dje për shkak të emërimit të tij në krye të shërbimeve inteligjente shqiptare.
Z.Ajazi, prej sa kohësh jeni në detyrën e zv/ministrit të këtij dikasteri?
Unë kam vetëm një vit e dy javë që kam marrë detyrën e zv/ministrit të Inovacionit dhe Teknologjisë, detyrë e cila mu ngarkua për të ndjekur projektet që kanë të bëjnë me axhendën e Shqipërisë dixhitale, një detyrë që ka qenë goxha e ngarkuar pasi janë gjithë ato projekte që po zhvillohen aktualisht në Shqipëri. Praktikisht ne jemi në kërkim të partnerëve që mund të na ndihmojnë në këtë fushë.
A ka lidhje kjo me biografinë tuaj profesionale qoftë në Shqipëri, qoftë në Kanada sepse dimë që ju keni jetuar për një kohë të gjatë edhe në Toronto?
Po unë kam jetuar për 12 vjet në Toronto ndërkohë që karriera ime në fushën e programimit të kompjuterave është më e gjatë, gati 30 vjet. Një nga arsyet që u thirra ishte pikërisht nga ana profesionale pavarësisht se unë kam shkuar me një pozicion politik, unë praktikisht e quaj veten si një teknicien. Pra kontributi im është në anën teknike.
E vlerësoni këtë ofertë që ju bëri qeveria shqiptare, thjesht si diçka personale apo e shikoni edhe më gjerë? Është e hapur qeveria shqiptare për të pritur profesionistë të rangut tuaj?
Absolutisht po. Unë së pari, padyshim që ndjehem i vlerësuar që mu bë një ofertë e tillë. Ju siç e dini, në Shqipëri është krijuar që fond që quhet “Brain Gain”, program që është bashkëpunim i qeverisë shqiptare me UNDP. Një lajm i mirë është që ky program u shtri dhe për tri vjet të tjera, i cili bën suportin e gjithë inteligjencës shqiptare, për të ardhur në Shqipëri, për të dhënë kontributin e tyre. Padyshim që është një kontribut i cili është i nevojshëm për Shqipërinë në të gjitha fushat. Eksperienca në vendet e Perëndimit, është një eksperiencë e cila ka shumë vlera për Shqipërinë. Ne jemi një vend në zhvillim, një vend i cili ka nevojë sidomos për trurin e inteligjencës. Që kur kam marrë detyrën time e kam shprehur vazhdimisht që sidomos në Kanada ka një komunitet të madh të IT, i cili është i suksesshëm. Gjithashtu që kur mora detyrën unë i dërgova një mesazh të gjithë kolegëve tanë që në një mënyrë ose tjetër të japin kontributin e tyre qoftë në kërkim, qoftë në zhvillime që ndodhin në Shqipëri. Shfrytëzoj dhe njëherë rastin që si pikë kontakti shtetërore që të marrin me seriozitet përfshirjen e tyre në projektet europiane që kanë të bëjnë jo vetëm me Shqipërinë por përgjithësisht me zhvillimin e shkencës së informatikës.
(m.a/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)