E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konflikti për pronësinë, vritet një 70-vjecar në Xibër të Matit

MAT- Konflikti për pronësinë ka shkaktuar një viktimë në komunën Xibër të Matit. Viktima është Liman Diku, 70 vjec, ndërsa autori i ngjarjes së rëndë është 32-vjecari Medi Tahiri.

Banorët e zonës bëjnë të ditur se ata kishin pasur konflikt për çështje pronësie, gjë që ka çuar 32-vjecarin Medi Tahiri që të vrasë Liman Dikun.

Policia ka arrestuar autorin e krimit në mesnatë. Problemet me pronësinë janë shndërruar kohët e fundit në burim të konflikteve të ashpra, që shumë shpesh kanë përfunduar edhe me viktima.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›