E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet grupi "TBA" në Kosovë

PRISHTINE- Disa prej anëtarëve kryesor të grupit "TBA" janë arrestuar pas përfundimit të një koncerti të liderit të tyre Unikatil, në Kosovë. Pas një sherri që ka ndodhur kur grupi po dilte nga lokali, njëri prej anëtarëve ka shtënë katër herë me armë zjarri para 500 personave të pranishëm. 

Pas kësaj djemtë kanë tentuar të largohen menjëherë nga vendngjarja, por janë ndaluar nga policia. Njëri prej tyre tregon se policia i ka shtrirë përdhe e u kanë vënë prangat dhe ata e kanë kaluar natën në paraburgim. 

Të nesërmen djemtë janë liruar dhe janë në pritje të procesit. Ata janë akuzuar për armëmbajtje pa leje. Unikatil bashkë me grupin e tij u rikthye pas një mungese të gjatë në muajin korrik të këtij viti duke dhënë një koncert gjigand në Prishtinë për të vazhduar me një tour nëpër Kosovë.
(m.a/s.pages/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›