E Shtunë, 31 Tetor 2026

Amnesty International akuzon Greqinë për racizëm

Amnesty International ka vënë alarmin në lidhje me arrestimet masive të emigrantëve të paligjshëm në Greqi, ditët e fundit gjatë operacionit "Xenios Zeus". Raportet e AI kanë të bëjnë me mëse 7 500 shtetas të huaj që u kapën në Athinë gjatë javës së kaluar.

''Autoritetet policore greke duhet të ndalojnë shtypjen masive të emigrantëve të parregullt dhe t'iu lejojnë qasjen efektive në procedurat e azilit, atyre të cilët kanë nevojë për mbrojtje ndërkombëtare'', vëren Amnesty International, në një deklaratë. 

"Ndërsa Greqia ka të drejtën për të kontrolluar imigracionin, nuk ka të drejtë t’i trajtojë njerëzit si kriminelë në rrugë, vetëm për shkak të ngjyrës së lëkurës së tyre'' tha Gezertsa Tigkani, Zëvendës Drejtore e Programit për Evropën Qendrore dhe Azinë. Për shkak të rritjes së sulmeve me motive racore kundër të huajve në Greqi, Amnesty International është e shqetësuar se një aksion i njëanshëm dhe diskriminues, do të nxisë sulme të mëtejshme ksenofobe. 

Duke cituar prova të Policisë greke, Amnesty International, thotë se rreth 2 000 emigrantë janë mbledhur pa dokumenta dhe janë arrestuar. Njerëzit, sipas deklaratës së Amnesty International, janë mbajtur në kushte mbipopullimi në stacione të policisë në Athinë. Të tjerët janë transferuar në pjesën veriore të Greqisë, në shkollat që përdoren si qendrat e paraburgimit. 

Anëtarët e delegacionit të Amnesty International ishin dëshmitarë të kushteve të këqija të qendrave të paraburgimit. Ata vizituan 6 objekte të paraburgimit në Athinë, në 4 prej të cilave kishte probleme, ndërsa në 2 prej të tjera kushtet kanë qenë çnjerëzore dhe degraduese. 

Aplikantët për azil në Greqi, thotë Amnesty International, shpesh përballen me pengesa serioze, kur përpiqen për të hyrë në procedurat e azilit. Vetëm një numër i vogël kërkesash regjistrohen nga ana e autoriteteve çdo javë. Azilkërkues presin në radhë të gjata, në kushte të tmerrshme për dy deri në tre ditë për të aplikuar për azil çdo mëngjes te shtune.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›