E Diel, 1 Nëntor 2026

Plagosja e biznesmenit, shoqerohen 15 persona

Policia shoqeron 15 persona per plagosjen e pronarit te argjendarise dy dite me pare ne qender te Tiranes. Kontigjente te krimit dhe perdorues te droges jane marre nga policia per t'u izoluar per disa ne komisariatin nr. 1 dhe jane liruar pas disa oresh. Deri mbreme vone nuk ka pasur asnje te ndaluar per plagosjen me qellim grabitjen e Vladimir Lekes, prane "Ushtarit te Panjohur". Burime zyrtare te policise thane se disponojne deshmine e te demtuarit qe gjendet jashte rrezikut per jeten ndhe kane karakteristikat e autorit qe qelloi me arme. Mesohet se autori i tentatives se grabitjes se argjendarise mesditen e se shtunes ne Tirane, eshte i moshes 16-20 vjec. Nderkohe sipas te dhenave nga policia, menjehere pas ngjarjes si dhe pergjate dites se djeshme ne komisariat jane shoqeruar 15 persona si te dyshuar. Nder keta te fundit ndodhen te rinj qe dyshohen se jane perdorues te lendeve narkotike ne kryeqytet, ndersa policia tha se per kete ngjarje, eshte ngushtuar rrethi i personave te dyshuar si autore. Ngjarja ndodhi mesditen e se shtunes, kur nje i ri ka tentuar te vjedhe me arme argjendarine ne pronesi te 56-vjecarit Vladimir Leka. Sipas hetimeve, autori ka kercenuar me arme pronarin e argjendarise "Leka" per t'i dhene fitimin e dites dhe bizhu, por hasi ne rezistencen e 56-vjecarit. Gjate perpjekjes me agresorin, ky i fundit ka mbetur i plagosur ne krahun e djathte. Me pas, punonjesit e dyqaneve te tjere thane per policine se i riu qe tentoi grabitjen u largua me pistoleten ne dore drejt lulishtes "1 Maji" ne kryeqytet.

A.Cena


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›