E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kreu i komunitetit mysliman Selim Muca cel iftarin e parë

TIRANë- “Vlerat e mëdha që mbart dhe përcon muaji i Ramazanit me faljet, lutjet dhe adhurimet po bëhen pjesë e pandarë e gjithsecilit që beson dhe vepron për një jetë më të emancipuar, me vizion më të shëndoshë për paqen dhe dashurinë, e cila duhet të mbretërojë për të gjithë shoqërinë shqiptare dhe atë njerëzore”, - me këto fjalë ka përshëndetur fillimin e muajit të agjerimit, vetë kryetari i komunitetit mysliman, Haxhi Selim Muca, besimtarët shqiptarë kudo që ndodhen, duke i uruar atyre agjerim të lehtë dhe të mbarë. Gajtë iftarit të parë të celur në Hotel Tirana, mori pjesë edhe kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli.

Muca tha se ky muaj erdhi që të begatojë shpirtrat dhe mendjet tona për të krijuar një atmosferë bujarie dhe paqeje. Më tej ai vuri në dukje faktin se komuniteti mysliman i Shqipërisë për të pasqyruar dhe përcuar tek të gjithë besimtarët shqiptarë obligimet, veprimtaritë, vlerat deh virtytet që ofron ky muaj i bekuar, ka mobilizuar të gjitha myftinitë e vendit për të marrë masat e duhura për këtë muaj, në mënyrë që jeta e tyre të gjallërohet dhe pasurohet akoma më shumë.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›