E Diel, 1 Nëntor 2026

Vlorë, konflikt mes dy familjeve, pre e dhunës mysafirët italianë

VLORë- Një familje italo-shqiptare, e ardhur këto ditë në Orikum të Vlorës pranë të afërmve të tyre ka denoncuar në polici por edhe në News 24 dhunën e ushtruar ndaj tyre nga fshinjët e tjerë në pallat.

Si pasojë e goditjeve shtetasi italian Cesare Masciti gjendet në spital me dëmtime në trup dhe kokë, ndërsa ka vështirësi për të lëvizur si pasojë e dhunës. Gjithcka nisi pak ditë më parë, ndërsa vajza e tij sistemonte shkallët për dasmën që priste familja e tezes së saj, por dekori dhe zbukurimet e vendosura në shkallët e pallatit janë dëmtuar befas nga një cift shqiptar, i cili banonte në të njëjtin pallat, ndërsa më pas kanë qëlluar edhe mbi vajzën e shtetasit italian, Paola Masciti.

Shkak i një dhune të tillë duket se është bërë konflikti i mbartur midis dy familjeve shqiptare që jetojnë në të njëjtin pallat, në Orikum të Vlorës.

Një precedent i tillë ka nxitur edhe reagimin e konsullatës italiane në Vlorë, ndërsa edhe pas denoncimit familja Masciti, i trembet agresivitetit të fqinjëve, duke kërkuar mbrojtje nga policia shqiptare.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›