E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vasili: Takimi Rama-Meta në Bruksel? Është intrigë

TIRANE- Kryetari i Partisë Social iste, Edi Rama bashkë me kreun e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta ndodhen në Bruksel, për të marrë pjesë në takimim e liderëve të majtë në kuadër të Kongresit të Partive Socialiste Europiane. Sipas njoftimit për shtyp të selisë rozë, “kryesocialisti Rama në takimet e zhvilluara në Bruksel, mori mbështetjen e socialistëve evropianë për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian”. Teksa theksoi se “Shqipëria e meriton marrjen e statusit të vendit kandidat për anëtar i BE”, Rama nënvizoi “rëndësinë e vigjilencës për zgjedhjet e lira dhe të ndershme në të ardhmen”. Selia rozë bëri të ditur gjithashtu se në takimin e liderëve të majtë të Ballkanit ishte i pranishëm edhe Komisioneri për Zgjerimin e BE-së, Stefan Fyle. Nga ana tjetër kreu i LSI-së Ilir Meta, në fjalën e tij vlerësoi se “Shqipëria ka shënuar progres gjatë vitit të fundit dhe për këtë arsye meriton marrjen e statusit të vendit kandidat për në BE, këtë vjeshtë”. Meta theksoi gjithashtu se “vazhdimi i zgjerimit të BE-së forcon stabilitetin”. Drejtori i Informacionit në LSI, Emiljano Aleksi ka bërë ndërkaq të ditur se Meta gjatë qëndrimit në Bruksel është takuar edhe me Zv/drejtorin e Përgjithshëm për Zgjerim në KE, Stefano Sannino. Ndërkohë që nuk janë dhënë detaje të bisedës së zhvilluar mes tyre.
VASILI
Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, në një intervistë të dhënë dje për televizionin “ABC Neës”, ka përgënjeshtruar aludimet e bëra në disa nga media të përditshme lidhur me një takim të fshehtë Rama-Meta në Bruksel. “Jemi në kufijtë e një fantazmagorie të madhe, nuk po mundohemi dot të ambientohemi dot me dimensionin e komunikimit politik, ju duket krejtësisht e habitshme që në një takim të jenë sëbashku dhe Ilir Meta dhe Edi Rama, dy lideret të dy partive të majta të cilët shohin forumin më të rëndësishëm të të majtëve të europës. Praktikisht, është një rëndësishëm të botës. Dhe i gjithë normaliteti i këtij takimi ndërtohet të kthehet në një anormalitet, të ndërtohet intriga e e radhës, të ndërtohet gënjeshtra e supozuar e radhës”, - deklaroi numri dy i LSI-së. Në funksion të këtij qëndrimi ai shtoi gjithashtu se “ne jemi në politikë për të komunikuar gjithçka që ndodh. Por, nuk kemi të drejtë të supozojmë e të zbardhim atë që nuk ka ndodhur, sepse një media që zbardh atë që nuk ka ndodhur nuk do ishte një media e lajmit, por një media e fantashkencës së gabuar, sepse dhe fantashkenca normale ka kriteret e saj që e rregullojnë. Nuk është kështu pa rregulla siç e mendojnë. Ndaj do të thoja që në këtë normalitet të ri që ne kemi hyrë prej disa muajsh, dhe ne kemi pasur një mundësi të artë që ta marrim dhe ta rimarrim si temë ku komunikimi tashmë u bë dhe moskomunikimi u la pas, kemi pikërisht një prezencë të radhës, unë madje pres me kënaqësi të dëgjoj dhe drekën e radhës në një demonstrim normal të liderëve shqiptarë që komunikojnë me njëri tjetrin, sepse ndërkohë që Ilir Meta dhe Edi Rama kanë takuar të majtët e Mal të Zi, të Serbisë, do ishte një çudi e padëgjuar skenë e një provincialinizmi dështak”, - tha Vasili.
(e.m/GazetaShqiptare/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›