E Diel, 1 Nëntor 2026

Kreu i ri i SHISH, Arvizu: Mbështesim ndryshimin Rozeta Rapushi

Shtetet e Bashkuara te Amerikes, mirepresin ndryshimet ne drejtimin e Sherbimit Informativ Shteteror. Ambasadori i SHBA-se ne vendin tone, Aleksander Arvizu, i pyetur per nje qendrim mbi emerimin e kreut te ri te SHISH-it, Visho Ajazi Lika, u shpreh dje pas takimit te zhvilluar me kreun socialist Edi Rama, se ndryshimi eshte dicka e mire dhe se asnje nuk duhet te jete ne nje post publik, per shume kohe. "Ndryshimi eshte dicka e mire, drejtuesi i nje posti publik nuk duhet te qendroje gjate ne nje vend. Do te thosha qe gjeja me e rendesishme tani, eshte te shkojme perpara", - beri te qarte dje, Arvizu, duke dhene keshtu vleresimin e SHBA-se per kreun e SHISH-it, i cili ka qene ne qender te debatit politik te diteve te fundit. Arvizu permendi gjithashtu si pozitive, sigurine qe mori gjate takimeve te djeshme me drejtuesit e larte te shtetit shqiptar, si presidentin Bujar Nishani edhe kryeministrin Sali Berisha, per bashkepunim me SHISH-in. Nderkohe qe, permendi faktin se SHISH nuk eshte me SHIK-u i viteve '90, por ai i vitit 2012. "Drejtues te larte te shtetit shqiptar, perfshire ketu edhe kryeministrin Berisha, na siguruan se ky bashkepunim mes SHISH-in dhe Sherbimeve tona do te vazhdoje, dhe ne i jemi teper mirenjohes per kete. Mendoj se kjo eshte teper e rendesishme per marredhenien dypaleshe, por edhe per rajonin. Shtetet e Bashkuara kane punuar dhe po punojne fort per te mbajtur kete marredhenie te forte institucionale, ashtu sic jane sot", - theksoi Arvizu. I pyetur gjithashtu, per nje vleresim te SHBA-se, ne lidhje me kreun e ri te SHISH-it, Visho Ajazi Lika, Arvizu u shpreh se e rendesishme eshte qe drejtori i ri i SHISH-it te vijoje aktivitetin ne menyren e duhur. "Shqiperia tani eshte anetare e NATO-s dhe eshte me rendesi qe drejtori i ri te vijoje aktivitetin ne menyren e duhur. Nuk me interesojne marredheniet e qeverise me kete person, per SHBA-ne ka rendesi qe ai funksion te vazhdoje te kryeje detyrimet e tij, ne perputhje me NATO-n", - shtoi diplomati. Ai u kujdes te theksoje faktin, se per SHBA-ne eshte shume i rendesishem bashkepunimi me SHISH-in, dhe e kreut te ri te tij me qeverine amerikane dhe me partneret e NATO-s. Ambasadori amerikan u shpreh, se kudo ne bote dhe ne SHBA, ne institucionet e rendesishme emerohen njerez te besuar: "Lidhur me institucionet e pavarura, mendoj se ne cdo demokraci institucionale, eshte e kuptueshme qe lideret apo qeverite te vendosin e caktojne personat e tyre te besuar, te cileve u zene bese. E njejta gje ndodh edhe ne Shtetet e Bashkuara, eshte e natyrshme. E rendesishme eshte te ruhet pavaresia e institucioneve dhe te kete balance institucionale". Arvizu pohoi se do te takohet me kreun e ri te SHISH-it, kurse nuk la pa vleresuar bashkepunimin me ish-kreun e SHISH-it, Bahri Shaqiri. "Kemi punuar shume, per te ngritur institucione te forta dhe marredhenie te mira institucionale. Pres te takohem edhe me kreun e ri te SHISH-it, pasi te kthehem nga pushimet", - tha Arvizu.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›