Kreu marrëdhënie seksuale me të miturën, arrestohet 18-vjeçari
Tiranë- Policia e Tiranës ka kryer mbrëmë arrestimin e një 18-vjeçari, i akuzuar për kryerjen e marrëdhënieve seksuale me të mitur.
Mësohet se shtetasi A. Ahmetit është ndaluar nga blutë e komisariatit nr.2 pasi dyshohet se ai ka kryerë marrëdhënie me një të mitur 14-vjeçare, me inicialet, K.SH.
Nuk ka shumë detaje lidhur me këtë ngjarje, por policia po bën marrjen e tij në pyetje dhe po heton për të zbuluar më shumë të dhëna.