E Shtunë, 31 Tetor 2026

Varroset në Babicë të Vlorës emigrantja 53-vjeçare Diana Ademi

VLORE – Është kryer dje ceremonia e varrimit të 53-vjeçares Diana Demi, e cila mbeti e vrarë në plazhin e ‘Kalasë’ sëbashku me 2 persona të tjerë, pasditen e 28 korrikut. Megjithëse trupi i pajetë i Ademit, u tërhoq natën e ngjarjes, ai u kthye sërish në morg, pasi të afërmit pritën ardhjen e djalit të saj Rudit, i cili ndodhej në Japoni. 

Mëngjesin e djeshëm djali 22-vjeçar i viktimës mbërriti në Vlorë sëbashku me të fejuarën e tij gjermane. Megjithëse zija kishte mbuluar të afërmit e Diana Ademit, për Rudin ka qenë shumë e vështirë të besonte atë çfarë i kishte ndodhur nënës së tij.

 I rrethuar nga tezet dhe kushërinjtë e tij, pas 10 vitesh që nuk vinte në Shqipëri, ai i ka dhënë lamtumirën e fundit, njeriut më të afërt, nënës së tij që humbi jetën në mënyrë të tmerrshme duke pushuar në një nga plazhet e Vlorës. Ai ka zgjedhur që të ëmën ta varroste në varrezat e Babicës, pranë të atit të saj, në Vlorën që Diana aq shumë e dashuronte.
(m.a/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›