E Diel, 1 Nëntor 2026

Kreu socialist i Beratit thirrje qytetarëve për protestën e nesërme: Merrni pjesë

Berat, 15 tetor, NOA - Nisin përgatitjet e protestave të socialistëve nëpër rrethet e vendit, ku i pari do të jetë Berati që do të hapë siparin e tyre.

Sipas burimeve pranë selisë rozë për agjencinë e Lajmeve NOA, ditën e nesërme është parashikuar që të zhvillohet e para protestë në rrethe për kauzën e transparencës së procesit të 28 qershorit, pas asaj që u zhvillua në Tiranë të shtunën e kaluar dhe ku morën pjesë socialistë dhe opozitarë nga e gjithë Shqipëria.

Nga ana e tij, kreu i Partisë Socialiste për Beratin u ka drejtuar qytetarëve të tij një  apel për protestën e nesërme, duke i ftuar të jenë pjesë e saj.

Merrni pjesë masivisht në protestë, mësohet tu jetë drejtuar bashkëqytetarëve të tij, Selman Hodaj, duke u përmendur atyre më pas edhe sloganin e protestës Eshtë vjedhur vota juaj.

n.e/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›