E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS, axhenda e veprimit politikë deri në muajin prill

Bërja e transparencës së plotë të procesit zgjedhor të 28 qershorit, organizimi dhe realizimi i një veprimi aktiv opozitar, si dhe thellimi i reformimit programor e institucional janë tre drejtimet kryesore për të cilat do të angazhohet Partia Socialiste në gjashtë muajt e ardhshëm. Ky është thelbi i planit të veprimit politikë dhe organizativ që ka miratuar dy ditë më parë kryesia e Partisë Socialiste dhe që ditën e shtunë pritet të ratifikohet edhe nga Asambleja Kombëtare.

Axhenda
Në funksion të objektivave të mësipërm selia rozë ka përcaktuar një sërë prioritetesh kudo të fokusohet angazhimi i saj politikë, institucional dhe organizativ gjatë këtyre, duke filluar sëpari me konsolidimin e aksionit demokratik opozitar për plotësimin e kushteve që mundësojnë hetimin e zgjehdjeve. Lidhur me këtë objektiv PS ka parashikuar që të vijojë aksionin e vet politikë të veprimit qytetar përmes protestave si dhe nëpërmjet inisiativave ligjore që do të paraqiten për këtë qëllim.

Nderkohë në funksion të këtij objektivi socialistët kanë vendosur që të instensfikojnë edhe më tej kontaktet me faktorin nderkombëtar, dhe sidomos partitë simotra në vendet e BE-së. Duhet theksuar në këtë mes se në këtë program pune nuk është parashikuar asgjë më shumë për protestatv, vendin dhe kohën kur do të zhvillohen. Një tjetër prioritet që shkonë në shërbim të objektivave kryesore, është edhe ai i kryerjes së një opozite efikase në raport me problemet që shqetësojnë sot qytetarin shqiptar. Një rol konkret në këtë drejtim është programuar që të jap grupi parlamentar socialistë, i cili për shkak të mospjesmarrjes në Kuvend do të duhet ta kryejë detyrën e vet nga jashtë tij.

Për këtë qëllim është parashikuar që të bëhet organizimin institucional-strukturor i grupit, duke nisur së pari me implementimin e dokumentave bazë të veoprimit të tij sicc është rregullorja e re dhe stradegjia e veprimit për muajt në vazhdim. Në kushtet e bojkotit grupi socialistë do të ketë një organizim të posaccëm strukturor, ku do të formohen komisionet paralele parlamentare, të cilat do të bëjnë oponencën e specializuar të ccdo problematike dhe ccdo nisme ligjore të qeverisë. Gjithashtu gjatë këtyre muajve PS do të angazhohet edhe për të riorganizuar të majtën opozitare dhe për bashkëbveprimin me partitë e tjera opozitare.

Reformimi
Paralelisht me luftën opozitare, socialistët do të përfshihen gjatë këtyre muajve edhe në një faqe të thellë reformimi të brendshëm programor dhe statutor, por edhe të rifreskimit të strukturave të partisë. Kështu, për të arritur modernizimin organizativ dhe lektoral të strukturave Partia Socialiste do te nisë zhvillimin e nje procesi te gjere debati e konsultimi me perfshirjen e te gjithe anetarësisë, përfaqsuesit e rinisë dhe të gruas, shoqërisë civile dhe grupeve të interesit. Në këtë kuadër është programuar që brenda periudhës 20 tetor-20 dhjetor 2009 të zhvillohen në të gjithë vendin mbledhjet për zgjehdjet e reja në organizatat socialiste, me anë të të cilave synohet të arihet identifikimi, analizimi dhe përmisimi i problematikave dhe mangësive të konstatuara në organizimin edhe veprimin politikë të PS-së, kryesisht gjatë zgjedhjeve të 28 qershorit.

Gjatë kësaj faze do të zgjidhen kryetarët dhe sekretarët e organizatave të partisë, si dhe do të bëhet e mundur verifikimi i anëtarësisë efektive të kësaj force. Mbledhjet që do të zhvillohen në ccdo organizatë do të shërbejnë edhe për thithjen apo tërheqjen e mendimeve dhe propozimeve konkrete nga anëtarët dhe simpatizantët e partisë për përmisimin e programit politikë dhe statutit të partisë. Për realizimin e këtij procesi kryesia socialiste është angazhuar që brenda datës 25 tetor të miratojë udhëzimin për procesin e zgjehdjeve në organizata dhe diskutimin e programit dhe statutit. Në funksion të këtij procesi reformues PS ka ngritur dhe dy grupe pune me nga 15 anëtarë, të cilët janë figura kryesore dhe të spikatura politike të kësaj force, të cilët dhe do të drejtojnë procesin, si dhe do të përditësojnë të gjitha propozimet që do të vijnë nga baza, për të hartuar në fund nga një projekt final që do ti paraqitet për miratim strukturave drejtuese. Në këtë proces krahsa diskutimeve brenda strukturave të partisë, propozimet do të konsultohen gjerësisht edhe me figura të spikatura të historisë së partisë socialiste, drejtues të saj në qëndër dhe në bazë, me grupet e interesi, si dhe me personalitete të fushës së Akademisë së Shkencave.

Diskutimi dhe miratimi i dokumentave të hartuara nga grupet e punës do të kalojnë për miratim në kryesinë e PS-së gjatë muajit Janar 2001 dhe për të vazhduar më pas në Asamblenë Kombëtare në shkurt të vitit të ardhshëm. Ndersa në muajin prill PS do të mbajë dhe Kongresin e rradhës, i cili do të miratojë dy dokumentat e mësipërm.

Emigrantët

Mbështetja e madhe ekonomike që i japin emigrantët vendit si dhe ndikimi që kanë ata mbi familjet e tyre në Shqipëri ka bërë që Partia Socialiste ti kushtojë një rëndësi të veccantë organizimit të strukturave të saja edhe jashtë kufijve të Shqipërisë, kudo që ka shqiptar. Kryesia e Partisë Socialiste miratoi dy ditë më parë ndermjet të tjerave dhe një projekt të detajuar masash për shtrirjen e strukturës së saj edhe në të gjitha ato vende ku jetojnë shqiptar dhe ku lejohet veprimtaria politike.

Kështu, PS do të ngrejë organizatat socialiste sipas rretheve, mbi bazë bashkie e komune apo fshatrave të mëdha nga janë dhe vijnë emigrantët. Kështu, parashikohet që në qytetet e ndryshme të vendeve të huaja, si greqia apo Italia ku dhe janë përqëndruara shumica e emigrantëve tanë, do të kenë organizata sipas rretheve apo bashkive nga dhe vijnë. Këto organizata do të drejtohen nga kryetari i tyre dhe përfaqsia e e organizatave të një rrethi të caktuar do të përbëjë dhe Asamblenë Socialiste të Rethit.

Ndersa për ccdo rajon apo qytet të madh do të ngrihet Këshilli Socialistë, i cili do të zgjedhë dhe kryetarin e tij. Për ngritjen e këtyre strukturave në mërgim do të ngrihen dhe grupet nismëtare. Për të qënë anëtar i Partisë Socialiste në mërgim do të duhet të paguash një kuotizacion prej 20 eurosh në vit.

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›