'Krevati Facebook', prototipi i së ardhmes

Ende asgjë nuk ka dalë në dritë, por për momentin është një model i cili ka impresionuar imagjinatën e përdoruesve të rrjetit, ku qarkullojnë dhe fotot e këtij krevati dopio.
“Krevati Social”, natyrisht me ngjyrën blu është i dekoruar me anë një shkrimi në të cilën është shkruar Facebook. Jo vetëm kaq, por dhe jastëku ka ngjyrën blu, ndërsa në pjesën e kokës së krevatit në të cilën është shkronja F, ka dhe një kompjuter dhe një tastierë, për të rinovuar profilin tuaj.
Ndërkaq, për momentin ende nuk është e qartë nëse Zvonaric ka marrë ose ka për qëllim të marrë leje nga rrjetet sociale për të prodhuar dhe shitur “Facebook “, por iniciativa e arkitektit kroat nuk është e fundit që të përfitojë nga Facebook.
Në Brazil, për shembull, sipas një raporti të “The Guardian”, po hapin një klub nate të cilën do ta quajnë “Facebook”, ku do të përpiqen duke shfrytëzuar formulën e rrjetit social, për të tërhequr klientët. /shekulli/