E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krichbaum: Serbia ta njohë Kosovën

Serbia në fund të negociatave për anëtarësim në BE, do të duhet të japë një përgjigje të qartë në drejtim të pavarësisë dhe njohjes së Kosovës, ka thënë Gunther Krichbaum, Kryetar i Komisionit për çështje të BE-së në Parlamentin e Gjermanisë.

“Unë jam i vetëdijshëm se procese të caktuara marrin më shumë kohë. Megjithatë, ajo duhet ta njohë realitetin që e ka prodhuar lufta”, ka theksuar ai, siç transmeton RTK.

Sipas tij, Serbia duhet të përqendrohet në sfidat e ardhshme, të tilla si globalizimi dhe lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›