Krifca në Berlin: Hapja e tregjeve ushqimore përgjigjja e duhur ndaj krizës!

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca po merr pjesë në ministerialin e organizuar në Berlin, nga ministri gjerman i Bujqësisë dhe Ushqimit Cem Özdemir me vendet e Ballkanit Perëndimor.
“Diskutuam se tregtia e lirë dhe hapja e tregjeve ushqimore, pa kufizime, është përgjigjja e duhur ndaj zhvillimeve të fundit gjeostrategjike në Europë”, u shpreh Krifca.
Ministrja theksoi se, bashkëpunimi i plotë rajonal, mes vendeve te Ballkanit Perëndimor është i domosdoshëm për të çuar përpara agjendën e zhvillimit.
Zonja Krifca u shpreh e kënaqur që mbështetja e Gjermanisë, është e plotë në rrugën e Shqipërisë drejt një bujqësie të integruar në Bashkimin Europian.