E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Pse u rrit çmimi i naftës? Ja çfarë ka ndikuar!

Për shkak të çmimeve të lartë në treg, konsumi i naftës dhe nënprodukteve edhe në Shqipëri po ndryshon në mënyre periodike, në funksion të çmimit ndërkombëtar të këtyre produkteve.

Shoqata e Shoqërive Hidrokarbure deklaron se janë më shumë se 100 pika të tregtimit me pakicë të naftës, që kanë deklaruar se janë në pamundësi të funksionimit të biznesit të tyre.

Por autoritetet këmbëngulin se qeveria nuk ka autoritetin të vendosë çmimet në këtë treg.

Akti Normativ i 12 Marsit të këtij viti e ka përcaktuar saktësisht mekanizmin e formimit të çmimit të litrit të karburantit, pra të naftës, benzinës dhe gazit. Bordi i Transparencës në këtë sektor, që përbëhet në një numër më të madh përfaqësues të sipërmarrjes së sa të qeverisë, thjesht respekton Aktin Normativ që ka fuqinë e ligjit. Po çfarë është korrektuar në këtë Akt që ka sjellë ndryshimin e çmimit në treg?

Bordi i Transparencës dhe monitorimi i çmimit do të vijojë të veprojë të paktën për tre muajt në tregun e hidrokarbureve, duke siguruar një çmim të drejtë të produkteve, por sidomos një cilësi të kontrolluar të tyre në tregtim.

/rtsh/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›