Krijimi i Kolegjit të Evropës/ Von der Leyen: Fuqizon përpjekjet e Shqipërisë për në BE

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen e cila do të marrë pjesë në takimin e Procesit të Berlinit që do të mbahet ditën e nesërme e ka konsideruar krijimin e Kolegjit të Evropës në Tiranë si një ndihmë shtesë ndaj Shqipërisë që synon të bëhet pjesë e BE-së.
Duke folur në takimin e organizuar në Tiranë për prezantimin e vitit akademik 2024-2025 të këtij kolegji, Von der Leyen theksoi se “studentët këtu në Shqipëri dhe nga i gjithë Ballkani Perëndimor dhe nga çdo cep i Bashkimit Evropian dhe më tej e gjetkë mund të aplikojnë për të aplikojnë për të studiuar këtu në degën e tretë të Kolegjit të Evropës”
“Sot jemi duke krijuar themelet e Kolegjit të Evropës në Tiranë, pra ne e mbajtëm fjalën. Nesër do të hapim zyrën e Kolegjit por sot ama do të përqendrohemi te ata që do t’i japin jetën Kolegjit dhe këta janë studentët. Për këtë arsye ishte kënaqësi e veçantë që të lançonim çeljen e sezonit akademik 2024-2025. Kolegji i Evropës do të fuqizojë të gjitha përpjekjet që do të bëhen për ta sjellë si Shqipërinë ashtu edhe rajonin brenda Bashkimit Evropian”, u shpreh von der Leyen.
/rtsh.al/