Krijimi i partive te reja

E shtune 10 Mars 2012 1712
PARTIA ATDHEUPartia Shqiptare Atdheu eshte forca me e re politike e cila ka marre forme kete fundjave nga njeri prej ish-drejtuesve te komunitetit mysliman Kreshnik Osmani.
Si nje parti e qendres demokratike Atdheu premton te zhvilloje opinionet progresiste dhe te largoje te keqen qe po demton sipas kryetarit te kesaj partie vendin. Kjo nuk eshte partia e pare qe po merr jete keto kohet e fundit. Tashme eshte bere ne mode qe ne prag periudhash zgjedhore te shtohet numri i forcave politike qe aderojne te jene pjese e garave zgjedhore. Vetem ne 2-3 javet e fundit eshte paralajmeruar krijimi i tre partive te reja qe pritet ti drejtohen dyerve te gjykates per regjistrim. Nje prej tyre Aleanca Kuq e zi e Kreshnik Spahiut apo dhe ajo qe do te formesohet nga presidenti Bamir Topi. Aktualisht ne Shqiperi zhvillojne aktivitet politik 115 parti.
Komente
Facebook