E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partia Shqiptare Atdheu prezanton platformën politike

Me slloganin "Askush nuk është më i rëndësishëm se sa Shqipëria" Partia Shqiptare Atdheu shpalosi përpara mbështetësve të saj platformën dhe programin politik. Në takimin që patën, kryetari i saj Kreshnik Osmani, u shpreh se në programin politik do të kenë përparësi, lufta kundër korrupsionit, krimit të organizuar, trafiqeve si dhe zhdukja e monopoleve.
Më tej kreu i PSHA, sulmoi në mënyrë të drejtëpërdrejtë partitë e mëdha politike në vend, si të paafta për të ndërtuar një dialog politik të shëndoshë. Partia Shqiptare Atdheu, I përket qëndrës së djathtë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›