E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krijohen mantelet e padukshme

Një video e re ku demonstrohet një mantel i vërtetë, pothuajse i padukshëm, lidhet me fenomenin e përkuljes së dritës apo mirazhit, por të krijuar me një fije të hollë të nxehur karboni. Efekti i njohur si fenomeni defleksion fototermal punon duke përkulur rrezet e dritës larg sipërfaqes drejt syve tuaj. Është pak a shumë njëlloj me atë çfarë ndodh kur ajri i nxehtë mbi tokë reflekton një imazh ujor kur rrezet e diellit kërcejnë nga toka. Kjo krijon iluzione burimesh uji që torturojnë udhëtarët e etur në shkretëtirë. Nanotubat e karbonit mund të nxehen shumë shpejt duke krijuar menjëherë një shtresë të ngjashme me atë të ajrit të nxehtë mbi tokë. Mirazhet janë të rrezikshme në shkretëtirë, por përdorimi i teknikave të përkuljes së dritës mund të çojë në mantelet e padukshme, që do të ishin të parat funksionale. Eksperimenti funksionoi në Universitetin e Dallasit, SHBA.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›