Së shpejti nisin gërmimet në varrezën e Rudnicës
Ndërkohë, kryetari i komunë së Rashkës, Redenko Cvetic paralajmëron se do të ngrejë padi në gjykatë nëse nisin gërmimet për zbulimin e rreth 250 trupave të shqiptarëve, që dyshohen të jenë varrosur në vendin e quajtur Rudnicë. Kryekomunari i Rashkës e arsyeton pretendimin e tij se hapja e kësaj varreze mund të prishë turizmin në qytetin jugor të Serbisë.
“është dashur të fillonin gërmimet të premten e kaluar, por ende janë edhe disa procedura ligjore dhe gjithçka varet nga gjykatësi hetues”, ka thënë zëdhënësi i Prokurorisë, Bruno Vekariç. Ai ka shtuar se Prokuroria ka kontaktuar me një prokuror të EULEX-it dhe ka zhvilluar një takim në Beograd lidhur me këtë ngjarje.
Vekariç ka mohuar të ketë ndikime apo të jetë dhënë urdhër për ndalimin e zbulimit të varrezës nga presidenti serb Boris Tadiç. Ndërkohë, EULEX-i thotë se është duke pritur hapin tjetër nga Beogradi dhe mirëpret hapat e Serbisë për të filluar një hetim në këtë vend, si dhe zhvarrime të mundshme nëse konfirmohet të jetë varrezë masive.
“është e rëndësisë së veçantë që familjet që kanë humbur të afërmit, të çfarëdo etnie, të jenë të informuar me atë që është duke ndodhur. Për EULEX-in rasti i Rashkës është shumë i rëndësishëm dhe ne i inkurajojmë autoritetet të veprojnë sa më shpejt të jetë e mundur për të gjetur të vërtetën”, ka thënë Blerim Krasniqi, zëdhënës i EULEX-it.