E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, KQZ shpall rezultatet përfundimtare

PDK-ja ka fituar në pesë komuna, LDK-ja në dy, AAK-ja në katër komuna, SLS-ja në tri, etj.

Nga rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve për kryetarë komunash të shpallura nga Komisioni Qendror Zgjedhor, konstatohet se balotazhi do të zhvillohet në 21 komuna dhe jo në 20, siç qe paraparë.

Ndryshe nga rezultatet preliminare, ku Lidhja Demokratike e Kosovës fitonte Podujevën që në raundin e parë, rezultatet përfundimtare e çojnë këtë komunë në balotazh, ku do të garojnë kandidati i LDK-së kundrejt atij të Partisë Demokratike të Kosovës.

Pesëmbëdhjetë komuna janë fituar pa balotazh.

PDK-ja, sipas rezultateve përfundimtare, ka fituar në pesë komuna: Ferizaj, Skënderaj, Drenas, Shtime, Zubin-Potok dhe është në balotazh në 17 komuna.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka fituar Prishtinën dhe Fushë-Kosovën dhe është në balotazh në 12 komuna.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka fituar Deçanin, Gjakovën, Zveçanin dhe Leposaviqin dhe është në balotazh në 7 komuna.

Partia Liberale Serbe, Graçanicën dhe Kllokotin, ndërsa garon në raundin e dytë në Shtërpcë.

Kandidati i Partisë Demokratike Turke do ta udhëheqë Mamushën. Ndërsa, ai i Iniciativës Qytetarë për Ranillugën, do të qeverisë komunën e re të Ranillugut. /rel/

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›